Sigurimi

Sistemi pensional përbëhet nga sigurimi pensional dhe invalidor, bazuar në solidaritetin e gjeneratave dhe financimin kapital të sigurimit pensional, që u siguron qytetarëve sigurim material dhe shoqërore.

Struktura e sistemit pensional bazohet në tre shtylla të sigurimit, të cilat ulin rreziqet ekonomike, dhe atë:

  • Sigurim pensional i obliguar dhe invalidor bazuar në solidaritetin e gjeneratave (shtylla e parë),
  • Sigurim pensional i obliguar me financim kapital (shtylla e dytë),
  • Sigurim pensional vullnetar me financim kapital (shtylla e tretë).
FOND PENSIONAL I OBLIGUAR TRIGLAV – SHTYLLA E DYTË

Sigurimi pensional i obliguar me financim kapital është sigurim i bazuar plotësisht në kapitalizimin e mjeteve. Nëpërmjet kësaj shtylle sigurohet realizimi i së drejtës së sigurimit pensional në rast moshe, d.m.th. paguhet pension pleqërie (përveç pensionit nga shtylla e parë).

FOND PENSIONAL VULLNETAR TRIGLAV - SHTYLLA E TRETË

Sigurimi pensional vullnetar është sigurim i bazuar në kapitalizimin e mjeteve mbi bazë vullnetare. Në të mund të përfshihen të gjithë personat që duan të ofrojnë siguri materiale më të mirë përveç sigurimit të obliguar, si dhe ata që nuk janë të mbuluar nga sigurimi i obliguar.

SIGURIM PENSIONAL VULLNETAR PËR TË PUNËSUAR DHE ANËTARË

Një praktikë e zakonshme në shumë vende evropiane është ekzistenca e skemave të pensioneve profesionale, përmes së cilave punëdhënësit ose shoqatat e qytetarëve organizojnë dhe financojnë sigurim shtesë pensional për punonjësit e tyre, gjegjësisht anëtarët.