KARTA E IDENTITETIT
Shoqëria për administrim me fondet pensionale të obliguara dhe vullnetare, Shoqëria Pensionale Triglva SHA Shkup, ose shkurtimisht Shoqëria Pensionale Triglav SHA Shkup është një shoqëri aksionare, e regjistruar dhe me seli në Republikën e Maqedonisë, e cila kryen veprimtari tregtare në fushën e sigurimit pensional.
Kompania është anëtare e Grupacionit Triglav, një nga grupacionet më të mëdha të sigurimeve dhe financiare në rajonin e Evropës Juglindore. Aktiviteti i punës së Shoqërisë Pensionale Triglav është administrimi i fondeve pensionale të hapura të obliguara dhe vullnetare. Kompania në tregtinë e jashtme, në emër dhe për llogari të fondeve pensionale që administron, në kushte të përcaktuara nga ligjet dhe rregulloret përkatëse, bën tregti me instrumente financiare.
Selija: | | Bul.8 Shtatori nr.18, kati 2, 1000 Shkup |
Numër tatimor: | | 4057019545071 |
Numër identifikimi i personit tregtar NIPT: | | 7344228 |
Kod identifikimi: | | |
Kapitali themelor: | | 3.000.000,00 EUR |
Numri i aksioneve: | | 60.000 |
Kryetar i Bordit drejtues: | | Vojdan Jordanov |
Anëtar i Bordit drejtues: | | Marijan Nikolovski |
Kontakt: | | 02 5102 190 |
Faqja e internetit: | | http://www.triglavpenzisko.mk http://www.triglav.eu |
E-adresa: | |
info@triglavpenzisko.mk |
Data e regjistrimit në regjistrin tregtar, në kuadër të Regjistrit Qendror në RM: | | 2019 |
Aktiviteti i Shoqërisë Pensionale Triglav, në përputhje me Klasifikimin nacionale të aktiviteteve: | | 66.30 aktivitete të menaxhimit me fonde |
Aktivitet i Grupacionit Triglav: | | Sigurim dhe ri-sigurimi, Menaxhim me fonde investuese dhe pronë financiare |
Shoqëria Pensionale Triglav ka leje për ushtrimin e aktivitetit nga ana e Agjencisë për Mbikëqyrjen e Financimit Kapital të Sigurimit Pensional (MAPAS). Për qasje në faqen e internetit të MAPAS, shtypni këtu.
Për qasje në Statusin e Shoqërisë Pensionale Triglav shtypni këtu.
Për qasje në Statusin e Fondit pensional të hapur të obliguar Triglav Shkup, shtypni këtu.
Për qasje në Statusin e Fondit pensional të hapur vullnetar Triglav Shkup, shtypni këtu.
Për qasje në prospektin informues të fondit pensiolan të hapur, të obliguar Triglav-Shkup, shtypni këtu.
Për qasje në prospektin informues të fondit pensional të hapur, vullnetar Triglav-Shkup, shtypni këtu.
Shoqëria Pensionale Triglav, në veprimtarinë e saj drejtohet sipas Kodit të Grupacionit Triglav, i cili përcakton vlerat themelore dhe parimet e funksionimit, arritjen ligjore dhe etike të qëllimeve të biznesit, drejtimet strategjike dhe përparësitë mbi konkurrencën, duke respektuar parimet dhe standardet për punë të ndershme dhe transparente.