Për kompaninë

Kur ke një vizion për të ardhmen, duhet t’i japësh jetë dhe të lejosh të jetosh pa kufizime. Jeta është plot mundësi. Ndonjëherë di të jetë naive si fëmijë, por me shumë emocione. Është plot me sfida, por ne do të arrijmë majën vetëm nëse fillojmë të ngjitemi.

 

Prandaj, jetoje jetën siç dëshiron, të mbështjellë me dashuri dhe siguri.

 

Çdo ditë ne krijojmë një të ardhme më të sigurt për siguruesit, pronarët, partnerët tanë të biznesit dhe, natyrisht, punonjësit tanë. Prandaj, secili prej nesh si individ dhe të gjithë së bashku si një ekip, besojmë se me punën tonë të përditshme dhe profesionale, kontribuojmë në sigurinë. Në çdo hap, sado i vogël, mund të shtrijmë një dorë dhe të ofrojmë siguri. Kjo vlen si në kohën e paqes, ashtu dhe në kohën e pasigurisë dhe ndryshimeve.

 

E ardhmja e Grupacionit Triglav është plot shpresë dhe besim, shumë punë dhe përkushtim, por edhe një vizion, në të cilin fokusi është klienti, si dhe zhvillimi i mënyrave të reja të punës, të bazuara në zhvillimin tonë të përgjegjshëm dhe afatgjatë.

 

Burimi për rritjen e përfitimit janë shërbimet mjaft konkurruese dhe cilësore, kontrolli efikas i rreziqeve dhe stabiliteti financiar i Grupacionit Triglav.

 

Në çdo organizatë të suksesshme afatgjate, marka është ajo që garanton cilësinë dhe njohjen, e cila është veçanërisht e rëndësishme për organizatat që ofrojnë shërbime. Besimet tona më të thella ne i përmbledhim në vlerat thelbësore të markës, të cilat i realizojmë çdo ditë në marrëdhëniet tona të ndërsjella dhe në marrëdhëniet me mjedisin:

 

Shkathtësi

Ne përpiqemi t'u përgjigjemi sfidave shpejt dhe me efikasitet.

 

Thjeshtësi

Fokusi ynë janë klientët, kështu që produktet dhe proceset tona janë të thjeshta, me cilësi të lartë dhe transparente.

 

Konfidencialitet

Ne i përmbushim premtimet e dhëna dhe krijojmë besim tek klientët tanë.

 

Pavarësisht vlerave tona, ne mbetemi përgjegjës shoqëror.

Zhvillimi i qëndrueshëm i Grupacionit Triglav bazohet në përgjegjësinë shoqërore, e cila përfshin aspekte ekonomike, ligjore, etike dhe filantropike.

 

Bërthama e çdo marke të fuqishme është identiteti i saj. Është themeli i punës dhe i të gjitha ndryshimeve në të ardhmen, të cilat do të çojnë në zhvillim të qëndrueshëm me një reputacion të shkëlqyeshëm. Identiteti i markës Triglav konsiston në integritetin në veprim, aksesin në komunikim, familjen si burim frymëzimi dhe motivimi dhe në ofertën me vlerën më të madhe.

 

Në Shoqërinë Pensionale Triglav, ne jemi të përkushtuar në përmirësimin e vazhdueshëm të organizimit, proceseve dhe procedurave, cilësisë së produkteve dhe shërbimeve, të marrëdhënieve brenda kompanisë, si dhe me klientët dhe partnerët e biznesit. Ne besojmë se perceptimi i kompanisë, si dhe zhvillimi i saj i qëndrueshëm janë kryesisht në duart e vetë punonjësve dhe varen nga vlerat, ekspertiza dhe gatishmëria e tyre për të mësuar.