Kush mund të jetë agjent?

Një agjent mund të jetë një person i punësuar në një kompani pensionale, ose një person i cili është i punësuar me kontratë në një kompani pensionale, i cili ka dhënë provimin për agjentë në Agjencia për Mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional dhe i cili është i regjistruar në Regjistrin e Agjentëve.

 

Në regjistrin e agjentëve mund të jetë një person që plotëson kushtet e mëposhtme:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë, ose, nëse është i huaj, të ketë status të rregulluar të të huaji në përputhje me ligjin;
  • Të mos ketë asnjë sanksion gjyqësor për ndalimin e kryerjes së profesionit, aktivitet ose detyrë në fushat e ekonomisë, financave, sigurimeve, aktiviteteve bankare dhe ligjit;
  • Të ketë përfunduar të paktën arsimin e mesëm;
  • Të ketë dhënë provimin për agjentë përpara Agjencisë dhe
  • Të mos jetë i punësuar në Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalid të Maqedonisë, Fondin e Sigurimeve Shëndetësore të Maqedonisë, Agjencinë e Punësimit të Republikës së Maqedonisë, Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe agjencitë për punësim të përkohshëm.

 

Agjencia përshkruan mënyrën dhe procedurën për dhënien e provimit, për marrjen e statusit të agjentit dhe mënyrën dhe procedurën për regjistrimin e personit në Regjistrin e Agjentëve.

 

Aplikim për Agjent

 

Në përputhje me ligjim për financim kapital të sigurimit pensional dhe Ligjim për sigurimin vullnetar pensional me financim kapital, agjentët nuk mund të jenë punonjës në Agjencinë e Punësimit, Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Fondin e Sigurimit Shëndetësor dhe Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor.

 

FORMULAR PËR PROVIM PËR AGJENT PËR SHOQËRI ANSIONATE