FONDI PENSIONAL I OBLIGUARFOND PENSIONAL VULLNETARSKEMA TË PENSIONEVE PROFESIONALE

Fondi pensional i obliguar triglav

  

Të gjithë anëtarët e rinj dhe ekzistues të shtyllës së dytë pensionale kanë të drejtë, në çdo kohë gjatë anëtarësimit të tyre, të zgjedhin se në cilin fond pensional do të jenë anëtarë, si dhe të ndryshojnë fondin në të cilin ata janë anëtarë. Anëtarësimi dhe transferimi nga një fond pensional i obliguar në tjetrin janë falas*.

Në sigurimin pensional të obliguar me financim kapital, d.m.th., shtylla e dytë e sistemit pensional, anëtarët kanë llogaritë e tyre individuale, në të cilat paguhet një pjesë e kontributit të tyre për pension, fonde të cilat më pas investohen.

 

Zgjidhni një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme.


*Nëse ju tashmë jeni anëtarësuar në një fond tjetër pensional të obliguar dhe ai anëtarësimi zgjat më pak se 24 muaj, kompania që administron me fondin tuaj ekzistues pensional të obliguar mund t'ju tarifojë për kalim një shumën maksimale prej 15 eurosh..

FOND PENSIONAL VULLNETAR TRIGLAV

  

Sigurimi pensional vullnetar me financim kapital është sigurim i bazuar në kapitalizmin e mjeteve, mbi një bazë vullnetare. Në të mund të përfshihen të gjithë personat që duan të mundësojnë siguri materiale më të mirë përveç sigurimit të obliguar, si dhe ata që nuk janë të mbuluar nga sigurimi i obliguar.

SIGURIM VULLNETAR PENSIONAL PËR TË PUNËSUAR DHE ANËTARË

  

Një praktikë e zakonshme në shumë vende evropiane është ekzistenca e skemave të pensioneve profesionale, përmes së cilave punëdhënësit ose shoqatat e qytetarëve organizojnë dhe financojnë sigurim shtesë pensional për punonjësit e tyre, gjegjësisht anëtarët.